Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gërvalla: Lajçak e ka fjalën për tërheqje të pjesshme të Serbisë nga letra e Bërnabiqit, kjo është e papranueshme

    06/09/2024 13:35
    epa10675610 Foreign Minister of Kosovo Donika Gervalla-Schwarz addresses a joint press conference following a meeting with Czech Foreign Minister Lipavsky, at the Czernin Palace in Prague, Czech Republic, 06 June 2023. EPA/MARTIN DIVISEK
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë hap të ri të Serbisë në lidhje me tërheqjen nga letra e ish-kryeministres Ana Bërnabiq, që ia pati dërguar BE-së.

    Gërvalla tha se beson që emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, fjalën e ka për një tërheqje të pjesshme të letrës së Bërnabiqit.

    “Nuk kam ndonjë informacion për ndonjë hap të ri të Serbisë në lidhje me çfarëdo lloj dokumenti. Besoj që Lajçak, fjalën e ka për një tërheqje të pjesshme të letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila megjithatë nuk tërhiqet nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial e Kosovës, që për ne është qasje e papranueshme”.

    “Përshtypja që të krijohet në këtë proces të ashtuquajtur të normalizimit të BE-së në raport me Kosovën dhe Serbinë është që sa më shumë që normalizohet pozita e serbëve të Kosovës, sa më tepër që ata janë të çliruar nga ndikimi i bandave kriminale në veri, tentojnë t’i kthehen jetës normale dhe të bëhen pjesë e shoqërisë, aq më shumë largohet Serbia nga ai normalizimi i ashtuquajtur dhe i synuar në Bruksel”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, ajo tha se palët kanë nevojë për një rishikim të të gjithë procesit të dialogut dhe se sipas saj, kanë nevojë që personat e rinj që vijnë në Bruksel dhe marrin detyrat, të kenë strategji të qartë se ku do të çojë procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kemi një marrëveshje në shkurtin e vitit të kaluar dhe marrëveshjen e arritur në Ohër dhe presim që të gjitha palët t’i përmbahen zotimeve të tyre, por sic e kemi parë deri më tani, Serbia është shumë larg, jo vetëm implementimit të marrëveshjes por nuk ka ditë që në mediat serbe nuk del një zyrtar serb dhe publikisht e hedh poshtë gjithë atë që është menduar se është arritur në Bruksel”, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.