Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në konferencën për media ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të shkruar nga Kosova do të përmbushte detyrimet e trashëguara ndërkombëtare, do të plotësonte nevojat e qytetarëve serb në Kosovë, si dhe do të respektonte Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës.
Ministrja theksoi se zotimi i Qeverisë së Kosovës në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare në Këshill të Evropës ishte serioz dhe tejet i sinqertë.
“Siç jeni informuar të gjithë sot në mëngjes i jam drejtuar me një letër në emër të Qeverisë, Këshillit të Evropës. Kemi përsëritur gatishmërinë tonë për të përgatitur draft- dokument për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky draft do të përmbushte detyrimet etrashëguara ndërkombëtare të Kosovës, do të plotësonte nevojat e qytetarëve serb në Kosovë, dhe do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe të gjitha ligjet në Republikën e Kosovës, dhe parimet e KiE ku kemi bërë kërkesë të naëtarësohemi. Kosova dhe qeveria e saj kanë qenë përherë të përkushtuara për konsolidimin dhe forcimin ndërkombëtar të Kosovës, duke zënë kështu vendin e saj të merituar në mesin e shteteve të përparuara. Jemi ballafaquar me skepticizëm rreth asaj se a ka qenë momenti i duhur kur kemi parashtruar kërkesën tonë. Në favor të raportit votuan edhe shtete qe se kanë njohur Kosovën, madje disa prej tyre kanë qenë më të zëshmet. Gjatë gjithë periudhës, Kosova ka zhvilluar aktivitet të dendur lobimi”, tha Gërvalla.
“Duke vlerësuar që rëndësinë që Kosova të jetë anëtare, unë sot pas konsultimeve me partnerë miq e aleatë kam dërguar letrën që përmenda. Një dokument i tillë do t’i shërbente synimit të përsëritur të qeverisë prë të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve në të gjitha komunat tona. Do të siguronte respektimin e plotë të Kushtetutes, por do të pamundësonte ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë. Zotimi ynë në letër është zotim serioz dhe i sinqertë, dhe është ripërsëritje e ofërtes së Kurtit me 18 mars 2023 në Ohër, me 2 maj 2023 në Bruksel. Një draft dokuemnt i qeverisë së Kosovës do të ishte në përputhje me Kushtetutën, përfshirë edhe aktgyjkimin përkatës të Gjykatës Kushtetute, letrën e Mogerinit, që është qëndrimi evropian, dhe editorialit të Chollet dhe Escobar. Kjo është refuzuar dy herë, shpresojmë të pranohet këtë herë. Kjo varet nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, nuk varet nga ne”
“Kërkojmë dhe presim nga KiE që të përmbush pjesën e vet të detyrimit dhe ta ftojë Kosovën për tju bashkuar pa vonesë KiE-së si vendi të cilit i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim, por i cili i ka përmbushur këto kushte. Kosova epavarur dhe sovrane, si shtet ligjor dhe demokratik mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Gërvalla në konferencën për media.