Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Geoana lë postin e NATO-s për të garuar për president të Rumanisë

    03/09/2024 16:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, njoftoi të martën se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në aleancën ushtarake, në mënyrë që të garojë për president të Rumanisë në zgjedhjet e nëntorit.

    Geoana tha se u takua me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të martën për ta njoftuar atë për planet e tij.

    Kjo u konfirmua për Shërbimin rumun të Radios Evropa e Lirë nga vetë Geoana dhe nga burime brenda NATO-s.

    Geoana me gjasë do të zëvendësohet në postin e zëvendëssekretarit nga Boris Ruge, i cili mban pozitën e ndihmëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri.

    Stoltenbergut i mbaron mandati më 1 tetor dhe atë do ta pasojë ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

    Presidenti i tanishëm rumin, Klaus Iohannis, e ka të ndaluar garimin për mandatin e tretë nga Kushtetuta rumune.

    Geoana, 66 vjeç, ka qenë në pozitën e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s prej vitit 2019./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    NATO për gjendjen në veri: Dialogu Kosovë-Serbi siguron paqen

    NATO thirrje Kosovës e Serbisë: Është koha për kompromis

    Lajçak reagon, pajtohet plotësisht me numrin dy të NATO-s rreth situatës në Veri

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.