Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka thënë se shëndetësia në Kosovë është në gjendje të mjerueshme, shkruan GazetaDemos.
Ajo në seancën e Kuvendit të së enjtes ka thënë se ky është një shqetësim me të cilin përballen qytetarët e Kosovës, derisa sipas saj, qytetarët nuk mund të ejtojnë me vitra.
Ajo pati kërkesë edhe për kryeministrin Albin Kurti, që të ndërmarrë reforma në këtë sektor.
“Largimi i stafit mjekësor nga Kosova është problem i madh. Kryeministër, ju keni bërë reforma, prej bishti, ashtu si e keni zakon, por duhet ta dini që vetëm reformat në shëndetësi prekin pjesën më të madhe të qytetarëve. Qytetarët nuk mund të jetojnë me vitra, na keni lodh me fjalët e juaja”, ka thënë ndër të tjera Geci.