Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gazetat e huaja shkruajnë për zvogëlimin e popullsisë në Kosovë: Pasojë e eksodit në Perëndim 

    26/05/2024 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshtypje edhe mediave boshnjake e zvicerane.

    “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”, është titulli i gazetës zvicerane, Le Matin. 

    Ndërkaq mediumi boshnjak, Klix.ba, shkruan në titull: “Pasojat e eksodit në Perëndim: Kosova humbi 300,000 banorë në 20 vjet”.

    Të premten ka përfunduar regjistrimi i parë kombëtar i popullsisë së Kosovës që nga viti 2011, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave.

    Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milion njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që përfundoi të premten, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave (ASK), shkruan gazeta zvicerane.

    Parashikimet fillestare tregojnë se Kosova ka më shumë se 1.5 milionë banorë, tha për gazetarët drejtori i ASK-së, Avni Kastrati. Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, por në veri të vendit serbët etnikë janë shumicë në katër komuna.

    Tensioni është rritur kohët e fundit në vend midis dy komuniteteve, veçanërisht për shkak të zbatimit të një ligji të ri të diskutueshëm në shkurt, i cili e bëri euron mjetin e vetëm ligjor në Kosovë, duke ndaluar efektivisht dinarin serb. Lëvizja bëri që partia më e madhe serbe e Kosovës, Lista Serbe, të nxiste përkrahësit e saj që ta bojkotojnë regjistrimin.

    Zyrtarët e regjistrimit thanë se nuk do të ishin në gjendje të konfirmonin një bojkot të mundshëm nga serbët, popullsia e të cilëve llogaritet në rreth 100,000, derisa të përpunoheshin të gjitha të dhënat e mbledhura. Megjithatë, ata nuk e përjashtuan këtë mundësi, sepse mbikëqyrësit serbë dhe regjistruesit përgjegjës për veriun dhanë dorëheqje një ditë pas fillimit të regjistrimit.

    Klix, ndërkaq, shkruan se popullsia e Kosovës është zvogëluar ndjeshëm në dekadën e fundit, sipas rezultateve paraprake të regjistrimit kombëtar të vendit, megjithëse numri mund të jetë anuar nga bojkoti i pakicës serbe.

    Regjistrimet janë çështje delikate në shumë vende të Ballkanit, ku rënia e lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike minojnë përpjekjet për të marrë të dhëna të sakta për popullsinë, shkruan mediumi boshnjak.

    Eksodi masiv ndodhi për shkak të kërkimit të punës jashtë vendit, dhe popullsia shkoi kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.

    Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së Kosovës, por serbët janë shumicë në katër komuna në veri.

    Në vitin 2011, numri i popullsisë ishte 1.8 milionë banorë, me 93% shqiptarë

    Artikuj të ngjashëm

    DW: Kosova në 13 vite humbet 12% të popullsisë

    Pasojat që mund t’i vuajë Kosova me plakjen e popullsisë

    Rreth 600 mijë është numri i të regjistruarve nga diaspora, procesi vazhdon

    Të Fundit

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Tentoi t’ia vë flakën veturës së personit zyrtar, policia nis hetimet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.