Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gazetari nga Shqipëria: Me Radojiçiqin nuk ka folë Mimoza por Albini

    14/07/2023 09:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ermal Mulosmani, gazetar nga Shqipëria, e ka komentuar përgjimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.

    Mulosmani përmes një postimi në ‘Facebook’ ka vlerësuar se akti i Kusarit nuk ka qenë i pavarur.

    Madje, sipas tij, Kusari e ka bërë bisedën me Simiqin e Milan Radojiçiqin në emër të kryeministrit Albin Kurti, andaj, duhet të japë llogari ekskluzivisht Kurti.

    “Por a është ai përgjim një akt i pavarur i Mimoza Kusarit? Është absolutisht e poshtër dhe e padrejtë që një veprim i tillë t’i vishet Mimozës. Ajo duket se atë bisedë me Simiçin po e bën pa ndonjë entuziasëm, e detyruar nga numrat e deputetëve. Ajo përpiqet maksimalisht të heqë nga biseda Milan Radojçiçin, i ruhet një përdorimi të mundshëm por edhe nuk ka zgjidhje tjetër përderisa deputeti i thotë se: “Ne komandohemi nga ai”. Sigurisht ajo nuk është në pozitën që t’i kërkojë llogari Sllavkos pse Lista komandohet nga një kriminel “non grata” i akuzuar për vrasje e dhjetëra krime. Përkundrazi, është në atë pozitë inferiore sa detyrohet të dëgjojë edhe konsideratat e Sllavkos për Milanin, pranon heshtazi edhe ndonjë bisedë që vetë Mimoza ka bërë më herët me të. Sigurisht edhe atëherë për të siguruar votat e domosdoshme për Partinë. Mimoza nuk i ka kërkuar Sllavkos apo Milanit ndërmjetësim për interesat e saj personale; ajo po i kërkon ndihmë për votat e Serbskas për kalimin e ligjeve të kosovës. Në këtë kuptim, çdo akuzë e medias apo politikës së Kosovës ndaj Mimoza Kusarit është krejtësisht e padrejtë. Ajo është aty në atë bisedë në emër të Albin Kurtit. Nëse dikush duhet të japë llogari është ekskluzivisht Albin Kurti.” – shkruan ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Rikthimi në EQAR, Kurti thotë se është dëshmi e punës dhe angazhimit

    Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet neser për të marrë pjesë në dështimin e 48 në Kuvend

    Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.