Gazetari Mulosmani ka kritikuar kreyministrin Kurti pasi deklaratës “”Ambasadori më tha ca gjëra që nuk i dija”.
Mulosmani ka thënë se ajjo që e bën të rëndë gjithë këtë është jo fakti vetë, por fakti që Kurti tha diçka të tillë pasi sipas tij, kjo tregon publikisht padijeninë e tij.
“Të paktën mbaje për vete si të vërtetë të turpshme por mos e ndaj për publikun.” – tha Mulosmani mes tjerash.
Postimi i plotë:
Shumë më i rëndë është deklarimi i faktit që “Ambasadori më tha ca gjëra që nuk i dija” sesa fakti vetë. Pra mirë që nuk e dije po pse e tregon publikisht padijeninë?!!!
Të paktën mbaje për vete si të vërtetë të turpshme por mos e ndaj për publikun.
Tani sa herë të ndodhë një situatë e acaruar në veri askush nuk të merr seriozisht. Serbët të parët. Ata mezi presin të shtojnë presionin…
Dëm i madh kjo intervistë e Kurtit..