Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gazetari kosovar në Serbi zbulon se çka foli Vuçiq me Cholletin rreth Kosovës: U përmend edhe Rusia

    13/01/2023 08:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, gjatë takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë biseduar për Kosovën.

    Kështu ka bërë të ditur, gazetari Idro Seferi, i cili ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë.

    “Ne takimin e tij ka folur për dy çështje, e para Kosova dhe e dyta marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, përkatësisht që Serbia të rreshtohet ndaj shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

    “Pyetjet kryesore në konferencën e tij për shtyp kanë qenë rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Chollet ka thënë se ka ardhur këtu ta stimulojë dialogun, dhe se ShBA-ja është këtu që ta mbështet dialogun”, ka thënë Seferi në Klan Kosova.

    Fokusimi i dialogut në propozimin franko – gjerman dhe formimi i Asociacionit, është mesazhi kryesor i këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Beograd. Ky i fundit është takuar me presidentin e Serbisë Vuçiq në një drekë pune.

    “Këshilltari special Chollet theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë të gjitha përpjekjet e bëra për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, duke theksuar se vendi i tij është për vendosjen e fokusit të agjendës drejt së cilës palët në dialog duhet të fokusohen në bisedimet për këtë propozimin franko-gjerman si dhe për formimin e shpejtë të Asociacionit”, njofton presidenca serbe.

    Vuçiq tha se e pret që SHBA-ja të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë obligimet e saj.

    Zyrtari i lartë amerikan u takua edhe me kryeministren Ana Bërnabiq dhe më pas me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq. Në Beograd konsiderohet se me vizitat e zyrtarëve perëndimor fillon një vit të pritjeve të mëdha në dialog, një vit i përshpejtimit të negociatave, në bazë të planit franko-gjerman.

    Ardhjen e diplomatit amerikan në Ballkan e shohin si sinjal pozitiv për dialog edhe analistët politikë në Serbi.

    “Procesi sigurisht që është përshpejtuar që nga vitit kaluar, sepse kjo është pika më e cenueshme në Evropë dhe ata duhet ta mbyllin çështjen në mënyrë që të mos lejohet Putinit të hapë një front të ri në këtë rajon. Prandaj, pritet që Perëndimi të ushtrojë më shumë presion mbi palët për të gjetur një zgjidhje që do të garantonte sigurinë më elementare që të eliminohet mundësia për një konflikt”, Dragan Popoviq, Qendra për politikë praktike në Beograd.

    Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar se deri me 20 janar pritet të vizitojnë Ballkanin edhe të dërguarit special të Gjermanisë, Francës, Amerikës dhe BE-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq dhe Dodik bisedojnë për rezolutën për Srebrenicën

    Vuçiq thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë

    Vuçiq flet për Kosovën dhe dialogun me Hill: Një bisedë përmbajtësore dhe e hapur

    Të Fundit

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.