Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gazetari britanik rrëfen për sulmin ndaj Jasharëve: Ngjarjet si në Prekaz s’kam parë

    19/06/2025 19:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gazetari britanik, Vaugan Smith, përmes shkrepjeve të të cilit u përjetësuan dhe arkivuan sulmet ndaj familjes Jashari, ka ndarë rrëfimin e tij për raportimin nga lufta e fundit në Kosovë.

    “E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një krismë të plotë të kallashnikovit mbi drejtimin tonë, dëgjova se diçka më goditi në bark, por nuk mendova shumë për të sepse s’ndjeva dhimbje. Arritëm të iknim te automjeti që kishim, isha i kënaqur me incizimet që i kisha, sepse unë jam gazetar konkurrues”, ka thënë ai për RTK-në.

    Smith gjatë rrëfimit të tij ka treguar mënyrën e vështirë të transmetimit televiziv të pamjeve të luftës së Kosovës.

    “Ngjarje si në Prekaz nuk kam parë e vizituar deri tani. Kjo është dashur të bëhet me publicitet dhe raporti nuk do të kishte emrin e Adem Jasharit, sikur atëherë bota të mos kuptonte për këtë ngjarje. Bota komunikoi edhe përmes diasporës, nuk janë vetëm njerëz me maska, po ndodh krim e masakra”, ka thënë Smith.

    “Shkuam në Skënderaj. I filmuam kufomat dhe i pamë që ishin afër 60 veta të vrarë. Pastaj doli fakti që 2 familjarë ishin ekzekutuar dhe gjëra të tmerrshme u zbuluan. Mendoj se unë isha me fat që të mos vritem nga plumbi, ndoshta edhe ju keni qenë me fat, sepse i tërë rrëfimi ishte i rëndësishëm, sepse tërë kjo rezultoi me lirinë e Kosovës, e cila erdhi si shkak i ndërhyrjes nga jashtë”, tha Smith.

    Smith ka drejtuar agjencinë e pavarur “Frontline News TV” dhe themeloi “Frontline Club” në Londër.

    “The Guardian” e ka përshkruar atë si “një ish-oficer ushtrie, gazetar aventurier dhe liberal i krahut të djathtë”.

    Artikuj të ngjashëm

    “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i jep përgjigje Grida Dumës

    ShBA dhe Britania u pajtuan që Irani nuk guxon të ketë armë bërthamore

    Ustawienia Konta Użytkownika w Aplikacji Mostbet

    Të Fundit

    “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i jep përgjigje Grida Dumës

    ShBA dhe Britania u pajtuan që Irani nuk guxon të ketë armë bërthamore

    Ustawienia Konta Użytkownika w Aplikacji Mostbet

    Imazhet satelitore zbulojnë dëmet në reaktorin bërthamor në Iran

    Leonbet: Αποκτήστε 150% Μέχρι 550 + 10% Επιστροφή Μετρητών”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.