Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Gazeta e madhe franceze: Mbappe ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit

    31/03/2023 10:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kylian Mbappe ka vendosur t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit 2024, raporton “L’Equipe”, transmeton GazetaDemos.

    24-vjeçari francez është i vendosur ta realizojë ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin.

    Dëshira e Mbappes është largimi nga Paris Saint-Germaini këtë verë, por klubi francez nuk duket i gatshëm t’ia hap derën atij.

    Kontrata e rinovuar pranverën e kaluar e lidhi atë me PSG-në deri në vitin 2025 në rast se skuadra parisiene fitonte Ligën e Kampionëve.

    Ndryshe, siç ka ndodhur kur u eliminua në 1/16 e finales, kontrata e sulmuesit me skuadrën e tij aktuale përfundon në vitin 2024.

    Detyrë e Mbappes tani është ta bind Real Madridin ta transferojë atë, pasi Los Blancos nuk dëshiron të përsëritet historia e sezonit të kaluar.

    Mbappe raportohej se kishte një marrëveshje me Real Madridin verën e vitit të kaluar, megjithatë oferta “stratosferike” e PSG-së bëri që ai të ndryshonte mendje në fund.

    Artikuj të ngjashëm

    Reali përsëri fiton me një gol, kësaj radhe ”hero” Arda Guler

    Ronaldo e paralajmëron rikthimin në Real Madrid

    Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu për qëllime komerciale

    Të Fundit

    Varroset sot i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Zjarri në lokalin në Fushë Kosovë – detaje për rastin japin zjarrëfikësit

    Toka në pikën më të largët nga Dielli – por pse është kaq nxehtë?

    Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.