Në vitet e 90-ta, pas dëbimit të personelit arsimor dhe nxënësve nga objektet shkollore, filloi organizimi i arsimit paralel në “Shtëpitë Shkolla”, shkruan GazetaDemos.
Demos do të nis një emision në teren për organizimin e këtij procesi, ku protagonistë të asaj kohe do të tregojnë vështirësitë për të vazhduar mësimin pas dëbimit nga objektet shkollore.
Emisioni i parë do të paraqesë mësimin në “Shtëpitë Shkolla” në fshatin Isniq të Deçanit, aty ku banorët kishin lëshuar odat e tyre për nxënësit dhe personelin arsimorë të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Emisioni do të nis transmetimin të martën me 12 nëntor nga 19:00 në kanalin zyrtar të Gazetës Demos në Youtube.