Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gati dy muaj nga arrestimi i dy kosovarëve nga Serbia, familja e shqetësuar për gjendjen dhe pasigurinë e tyre

    08/01/2025 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Brenda pak ditësh bëhen dy muaj që nga arrestimi i Rexhep Hotit dhe Gyven Azemit nga autoritetet serbe, teksa po siguronin dru në një pyll pranë pikës kufitare në Merdarë.

    Ndërkohë, familjet e tyre vazhdojnë të jenë të shqetësuara për gjendjen e tyre dhe mungesën e informacionit lidhur me procesin gjyqësor dhe lirimin e mundshëm.

    Nëna e Rexhep Hotit, Razia, ka folur për gjendjen e djalit të saj pas një vizite në burgun e Prokupljes, ku ai mbahet në paraburgim bashkë me të arrestuarin tjetër- tezakun e tij.

    “Sot kam qenë në vizitë te djali në Prokuplje, në burgun ku po mbahet në paraburgim. Gjendja e tij shëndetësore nuk ishte edhe aq e mirë. Megjithatë thanë që janë mirë e nuk kanë probleme” deklaroi ajo për Indeksonline.

    Ajo shprehu shqetësimin për mungesën e komunikimit dhe transparencës sa i përket procesit gjyqësor.

    “Janë bërë gati dy muaj që kur janë në burg. Janë mërzitur shumë, askush nuk u ka thënë asnjë fjalë, dhe as ne si familje nuk kemi pasur kontakte zyrtare. Nuk kemi asnjë informacion për datën kur do të dalin para gjykatës. Ne vazhdojmë të jemi shumë të shqetësuar për situatën e tyre.”, vleresoi ajo.

    Në lidhje me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës pati bërë kërkesa zyrtare për sqarime nga autoritetet serbe.

    “Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dërguar kërkesë formale Qeverisë së Serbisë për konfirmimin e rastit dhe ofrimin e detajeve relevante, përfshirë identitetin dhe vendndodhjen e personave të arrestuar. Është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it në Beograd.Pasi të konfirmohet situata, diplomatët tanë do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitë në qendrën e paraburgimit.”, thuhej mes tjerash në këtë njoftim.

    Megjithatë, dy të rinjët kosovarë vazhdojnë paraburgimin në burgun e Prokupljes.

    Artikuj të ngjashëm

    Dënohet me 27 vite burgim për vrasjen e dajës së tij në Gjilan, dy të tjerët me 24 dhe 15 vite

    Tre shqiptarë dënohen me burgim, tentuan të fusnin 139 kilogramë kokainë përmes kontinierëve të bananeve

    Kosova e arreston 43 vjeçarin e kërkuar nga Serbia për korrupsion

    Të Fundit

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.