Gati 1 muaj kanë kaluar nga vrasja e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Dy eprsona dyshohet se e kryen krimin, ndërsa një ooperacion policor i zhvilluar sot nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj çoi në arrestimin e rreth tetë personave.
Policia e Kosovës e konfirmoi aksionin policor, ndërsa Prokurori i rastit tha se zyrtarisht pritet të dalin me deklaratë.
Raportohet mëson se rreth tetë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas bastisjeve të kryera sot, të cilët dyshohet se janë përfshirë në rastin e vrasjes së rreshterit Lika.
Akoma nuk dihet roli i secilit prej tyre në ekzekutimin e policit kosovar, por që hetimi rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Për të dhënë detaje Prokuroria Themelore ka thirrur konferencë me fillim nga ora 11:30.
“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.