Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Gate Club” nuk gjen qetësi – sërish alarm për mjet shpërthyes, ndërhyri edhe Policia

    23/07/2025 09:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vetëm dy ditë pas një incidenti brenda ambienteve të këtij klubi, në orët e para të së mërkurës u dha një tjetër alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes.

    Por ky alarm rezultoi të jetë i rremë.

    Kështu ka njoftuar vetë klubi përmes një postimi. Ata thanë se  u desh edhe ndërhyrja e policisë, por alarmi për mjet shpërthyes doli i rremë.

    “Kjo nuk ishte gjë tjetër veçse propagandë dashakeqe, një përpjekje e ulët për të na njollosur he për të na ndalur”, thuhet në postimin e këtij klubi të natës.

    Në orët e mëngjesit të së hënës u raportua se një shpërthim ka ndodhur në klubin “Gate” në Prishtinë në rrugën “Epiri”.

    Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, nuk kishte të lënduar.

    “Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, kishte deklaruar të hënën Borovci.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vjet

    Momenti kur Denis Bajri i blinduar nga forcat e policisë ekstradohet nga Dubai në Shqipëri

    Tragjedi në Turqi, zjarri u merr jetën 11 punonjësve të pyjeve

    Të Fundit

    Rama: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vjet

    Momenti kur Denis Bajri i blinduar nga forcat e policisë ekstradohet nga Dubai në Shqipëri

    Tragjedi në Turqi, zjarri u merr jetën 11 punonjësve të pyjeve

    Ukraina e Rusia fillojnë bisedimet e paqes në Stamboll

    Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.