Kreshnik Gashi nga Kallxo.com, deklaroi në “Pressing” në T7 se Milan Radojçiq ishte lojtar kyç në krimin e organizuar në Veri të vendit.
Gazetari Gashi tha se Radojçiq ka mbërri me kontrollu gjithçka atje.
“Njeriu i cili ka mbërri mi bë bashkë dy shtetet dhe mi lidhë edhe grupet e krimit të organizuar por edhe politikën e dy shteteve në mes dhe ai me qenë një lojtar kyç i këtyre elementeve. Pra kur flasim për krimin e organizuar, grupet shqiptare dhe serbe të krimit të organizuar ka arritë me i lidhë dhe me pas një bashkëpunim bukur të madh, sidomos nga viti 2008 e tutje, kur është nisë kontrabanda e madhe e krimi i organizuar në zonën e Veriut”, tha Gashi për Radojçiq.
“Pastaj është shndërru në figurën kryesore politike në zonën e Veriut, sepse duke e dominuar forcën, ai ka mbërri më kontrollu çdo gjë që ka ndodh në Veriun e Kosovës, përfshi edhe qetësinë, pra Milan Radojiçiq, është njeriu i cili ka largu barrikadat në Veri, ka garantu paqen dhe qetësinë sa herë që ka dashtë në zonën e Veriut, sa herë ka dashtë me pas alarme ka pas alarme”.
Gashi tha se Prokuroria e Mitrovicës ka flejtë duke mos hetuar seriozisht krimin e organizuar në veri.
“Prokuroria e Mitrovicës gjithmonë ka flejtë për atë që ka ndodh në Veri, nuk e ki asnjë hetim serioz nga Prokuroria e Mitrovicës dhe kjo na ka tregu që tentativat e Prokurorisë Speciale për me hetu grupin kanë mbetë në gjysmë”.
Njerëzit që kanë bashkëpunu me Radojiçiqin janë ndërtues, tha gazetari Gashi.
“Pushtet absolut edhe në shpërlarjen e parave, paratë janë investu në Kosovë e Serbi. Investimet janë në ndërtime, njerëzit që kanë bashkëpunu me Radojiçiqin kanë ndërtu në jug, dihen kompanitë, me dashtë shteti me i hetu kompanitë – i zbulon, shqiptarë janë. Kontrabanda është zhvillu midis shqiptarëve dhe serbëve”.