Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra

    27/03/2023 22:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se arsyeja që Haki Abazi është degraduar në pozita nga VV dhe pastaj është larguar ka qenë perceptimi publik për të.

    Abazi nuk është më pjesë e VV-së dhe në Kuvendin e Kosovës është si deputet i lirë. Kjo ndodhi pas shkarkimit nga pozita e kryetarit të komisionit për politikë të jashtme dhe diasporë nga vet partia e tij. Gashi thotë se Abazi ishte afruar në VV në vitin 2019 për tri arsye.

    “Mendoj se ekzistojnë tri arsye të lidhjes së Abazit me VV-në, në fakt me Kurtin sepse këtu vetëm lideri vlen në Kosovë. Nuk ka program, hiqe liderin dhe mbet pa asgjë, njëjtë sikur me Rugovën dhe Thaçin. Më shumë u ngjajnë grupeve të interesit se sa partive politike të strukturuara qartë”, tha ai.

    “Percepcioni i parë është se ka pasur nevojë për fytyra publike të i bashkohen partisë. E dyta ishte se ka lidhje me ndërkombëtarët. Pra ka lidhje me Amerikë. E treta ishte se ka lidhje me media.”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7.

    Gashi shtoi se pasi Abazi nuk mori vota sa duhet në zgjedhjet e vitit 2021, erdhi edhe tek rënia e tij nga pozita e zëvendëskryeministrit.

    “Pra kështu ishte dhe kur në zgjedhjet e dyta Abazi nuk mori përkrahje të madhe, përfundoi dhe zotëri Abazi u revoltua. Abazi nuk kishte më postin e zëvendëskryeministrit dhe tani ka dalë. Më pëlqen kritika. por ashtu sic u ngrit, ashtu edhe ra me shpejtësi”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Gashi: Qy sa bukur, kur Kurti po flet ambasadorët po marrin shënime

    “Nisa me mendu për librat me të cilët mëson në Norvegji çika e kryeministrit”, Gashi thumbon Kurtin

    Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit

    Të Fundit

    Lladrovci: Kryetari i PDK-së po mundohet me mbajtë një balanc që s’ka me mujtë me e mbajt

    Arrestimi i pesë policëve për vdekjen e 27-vjeçarit, IPK del me njoftim: Janë ndaluar për 48 orë

    Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste

    Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

    Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.