Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nga të gjitha paraqitjet për vjetët sa është në pushtet prej fjalimeve të kryeministrit Albin Kurti i ka bërë përshtypje është për njohuri për energjinë elektrike.
Në një seancë të jashtëzakonshme, ai ka qenë kritik për situatën e tanishme të energjisë që është në vend.
“Nëse diçka kam bindje është se Albin Kurti ka informacione për sistemin energjetik në Kosovë dhe rajonal. Pse këtë informacion e ka krijuar në gjendje negative për Kosovën dhe pse është dashtë të dyfishohet çmimi i energjisë?”.
“Pse është dashtë me pasë këtë sistemi të kontrollit partiak, pra sistemi i kontrollit në KEK është partiak”, ka thënë Gashi.