sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi ‘shpërthen’ ndaj Qeverisë: E padrejtë për krejt, e kapi shtetin dhe s’bën të presim më shumë

    01/02/2023 16:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar Qeverinë duke thënë  ka vepruar në mënyrë të padrejt dhe po i dënon puntorët e sektorit publik, shkruan GazetaDemos.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se jeta e qytetarëve në Kosovë është shndërruar në ferr nga shtrenjtimi i produkteve.

    Ai tutje ka përmendur edhe rastin e ambasadorit Berishaj, fjalimin e Kurtit për Ivanoviqin, përzgjedhjen e Rilind Gërvallës në krye të RTK-së dhe rritjen e tatimit në pronë.

    Postimi i plotë:

    Qeveri e padrejtë me krejt. E padrejtë për krejt.

    Me mosveprim e padrejtë, edhe me veprim e padrejtë; dy herë e padrejtë, ngase dy herë i dënuan qytetarët që punojnë në sektorin publik.

    Nga mosveprimi fillimisht e vonuan Ligjin e Pagave, ndërsa qytetarët me papërballueshmëri të rritjes së çmimeve i ndëshkuan.

    Nga veprimi me vlerën e koeficientit prej 105 eurove, papërballueshmërinë e qytetarëve po e vazhdojnë e po e thellojnë me ritëm të pandalshëm.

    Koeficienti në vlerë prej 105 eurove as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit i cili ka ndodhur këto dy vite. Jeta e qytetarëve të Kosovës është bërë ferr nga shtrenjtimi i produkteve, me theks të veçantë të atyre bazike – prej 50 – 80%.

    Në një Qeveri ku glorifikohet Oliver Ivanoviç, i cili ka qenë i dënuar për krime ndaj shqiptarëve.

    Nga një Qeveri që e mbron krimin e korrupsionin e Martin Berishajt.

    Nga një Qeveri që dyfishon tatimin në pronë dhe dëmton qytetarin në kohë krizash.

    Nga një Qeveri e cila kap shtetin siç ishte rasti i fundit në RTK, nuk besoj që ishte dashtë të presim më shumë dhe aq më pak të zhgënjehemi.

    Artikuj të ngjashëm

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.