Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi: Pasi Thaçi nuk e ka drejtuar UÇK-në por Zyrja e Adem Demaçit, atëherë Kurti s’është keq të shkojë në Hagë

    05/04/2023 19:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti Shkëlzen Gashi, ka komentuar fjalët hyrëse të mbrojtjës së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e parë në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, e mohoi se klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së.

    Ai gjithashtu tha se akuzat që Gjykata Speciale ia ngarkon Hashim Thaçit, mbrojtja e presidentit ia hodhi përgjegjësinë të Zyra e UÇK-së në Prishtinë dhe te shefi i saj Adem Demaçi.

    “Mbrojta e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gati veçse e mohoi që klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së, e madje e mohoi edhe ekzistencën e këtyre strukturave. Për më keq, për akuzat që Gjykata Speciale po ia ngarkon Hashim Thaçit, mbrojtja e hodhi përgjegjësinë te Zyra e UÇK-së në Prishtinë dhe te shefi i saj Adem Demaçi”, ka thënë Gashi.

    Tutje, Gashi ka shkruar se Specialja do duhej ta marr kryeministrin Kurti, meqë Zyres së tij iu hodh gjithë përgjegjësia e drejtimit të luftës së UÇK-së.

    ‘Albin Kurtit për 20 vjet ia keni mohuar përkatësinë në UÇK, e sot po tentoni që Zyrës së UÇK-së ku bënte pjesë edhe Albin Kurti, me ia hedhë krejt përgjegjësinë”, shkroi ai.

    Analisti i afërt me Qeverinë ka shpërdarë fjalimin e Albin Kurtit në Pozharevc, duke thënë se se shefi I ekzekutivit qeveritar do ta mbronte UÇK edhe njëherë në mënyrë dinjitoze.

    “Meqenëse Shefi i Zyrës së UÇK-së në Prishtinë, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë qe pesë vite, ndoshta nuk do të ishte keq që Gjykata Speciale t’i lirojë të akuzuarit e ta marrë Albin Kurtin.Të paktën, Albin Kurti do ta mbronte UÇK-në në Hagë në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e pat mbrojtë në Pozharevc”, shkroi Gashi.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.