Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i cili po mbahet në Washington.
Drejtpërdrejt nga Washingtoni, Gashi ka bërë të ditur se kanë disktuar për sigurinë nacionale, shërbimet e inteligjencës, luftën kundër terrorizmit si dhe ndikimin kinez.
“Problemet kryesore që u diskutuan sot në ditën e parë kanë të bëjnë me sigurinë globale dhe ndikimi kinez”, ka thënë Gashi.
Tutje, ai ka bërë me dije se ka pasur edhe takime me presidentë të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Patëm takime sporadike me vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Takova presidentin e parlamentit Filipinas. Patëm një diskutim interesant”, ka thënë ai.
Gashi ka theksuar se delegacioni kosovar në Washington është duke i paraqitur problemet me të cilat po përballet Kosova në vazhdimësi.
“Folëm edhe për rastin e Kosovës ku janë problemet e fundit që po shfaqen në vazhdimësi ku është edhe tendencë e Rusisë për ta destabilizuar këtë pjesë të Evropës. Si delegacion po mundohemi që problemet që i ka Kosova t’i shfaqim”, ka thënë ai. /Kanal10/