Analisti politik Astrit Gashi duke iu referuar vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, ka theksuar se duan të mbulojnë problemet e tjera dhe të blejnë vota.
Sipas tij, masat e fundit të Qeverisë janë një parashikim i mundësisë së zgjedhjeve të përgjithshme.
“Me këto dy veprimeve të fundit të qeverisë o ka vjen era zgjedhje parlamentare. Kësaj erës që e pata ma shtoj një koleg që veçse ishin ndarë mjetet për KQZ-në për zgjedhje”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij, problemet sociale duhet të zgjidhen përmes investimeve komunale dhe qeveritare, duke shtuar se ndihma sociale nuk mund të mbulojë mungesën e investimeve afatgjata.
“Situata është e palogjikshme dhe kërkon një qasje më të zgjuar nga qeveria. Nuk mund të stimulojmë qytetarët të mos shkojnë në punë duke ua shpërndarë ndihmat sociale. Kjo mund të krijojë një kulturë të dembelisë qeveritare, duke e bërë që përdorimi i parave të qytetarëve të mos jetë efektiv dhe i përqendruar në zgjidhjen e problemeve reale,” ka thënë Gashi.
Gashi ka vënë në dukje se mungesa e investimeve mund të krijojë vështirësi afatgjata për qytetarët, ndërsa investimet e duhura do të mund të krijojnë mundësi punësimi dhe do të ndihmonin në zbutjen e varfërisë.
“Çfarë po stimulojmë ne këtu, që të mos shkojnë në punë, a po i stimulojmë qytetarët se kur shkojshin në 80-tat në azil në Suedi ma shumë merrnin ndihma nuk kishin hesap të punojnë. Pra është e palogjikshme dhe është dembeli qeveritare nuk jemi kundër krejt i shijojmë ato pare por nuk duhet ti marrim si shpërblim dhe duhet me dit që janë paratë tona dhe në shpenzimin e parave tona duhet të kërkojmë të kemi më shumë pra të kemi para më shumë për të ardhmen”, ka deklaruar ai.
“Mbi 30 për qind e qytetarëve jetojnë në gjendje të rëndë dhe iu ndihmojnë këto mjete por do ti ndihmojnë vetëm një muaj dhe nuk do ti nxjerrin nga varfëria nuk do të nxjerrin nga problemet. Ndoshta nëse ishin investuar diku tjetër këto mjete në një pasojë tjetër do të ishin punësuar dhe nuk do të ishin të varfër në muajin shkurt ose në mars të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar tutje ai.