Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi: Me hapjen e urës pa koordinim, mund ta rrezikojmë pa dashje KFOR-in

    03/09/2024 23:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova e ka të drejtën e patjetërsueshme për të mbrojtë sovranitetin e saj dhe për të siguruar çdo cep të territorit të saj që të jetë nën kontrollin e institucioneve legjitime. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm në strategjitë e veprimeve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë që ka zona e Veriut të Kosovës”. Kështu deklaroi në emisionin “Prime” në RTK, Xhavit Gashi, gjeneral në pension.

    “Kosova e ka të drejtën e patjetërsueshme për të mbrojtë sovranitetin e saj dhe për të siguruar çdo cep të territorit të saj që të jetë nën kontrollin e institucioneve legjitime. Megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm në strategjitë e veprimeve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë që ka zona e Veriut të Kosovës”, kështu ka derklaruar në emisionin “Prime” në RTK, Xhavit Gashi, gjeneral në pension.

    Ai tha se është shumë i rëndësishëm koordinimi me partnerët strategjik në këto çështje sensitive

    Duke folur për vizitat e rëndësishme nga përfaqësuesit ndërkombëtar të realizuara kohëve të fundit në Kosovë,  ai tha se ato përçuan mesazhin e sigurisë, sepse ata e trajtojnë Kosovën si partner të rëndësishëm në regjion.

    “Unë besoj se ata ata e trajtojnë Kosovën si partner të rëndësishëm në regjion. Pra ata presin që Kosova jo vetëm të kujdesët për sigurinë e sovranitetin e vet, por të luaj edhe rolin e vet për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha ai.

    E duke folur për operacionin e fundit në veri ku u bë bastisja e komunave ilegale, Gashi tha se është e nevojshme që këto hapa të bëhen në koordinim të ngushtë me partnerët tanë.

    “Objektiva e qeverisë së Kosovës nuk dallojnë shumë nga objektivat e partnerëve tanë strategjik. Atëherë në çka duhet të koordinohemi? Janë vetëm mënyrat dhe rruga se si duhet të arrihet atje. Mendoj se është shumë e nevojshme që rruga të bëhet me koordinim me ta”, deklaroi Xhavit Gashi.

    E lidhur me deklatën e mbasadorit amerikan, Jefreyy Hovenier se “hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë, mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s”, Gashi tha se kjo gjë edhe mund të shkaktohet pa qëllim.

    “Kosova nuk është kërcenim, dihet nga kush vjen rreziku, mirëpo me hapjen e pakoordinuar të urës, jo në kohën kur pajtohen partnerët tanë strategjik, pa koordinim, pa qëllimshëm mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”, tha Gashi.

    Ai tutje theksoi se nisur nga deklaratat e ndërkombëtarëve se veprimet e fundit të qeverisë nuk janë në koordinim me NATO-n dhe aleatët, mund të krijohet një përceptim se po instrumentalizohet Policia e Kosovës.

    Ne si Kosovë nuk kemi asnjë aleancë më të besueshme se sa me SHBA-të dhe NATO-n. Edhe sukseset që I kanë arritë institucionet e sigurisë në Kosovë edhe policia edhe ushtria, ky profesionalizëm ka ardhë nga përvoja, trajnimi, edukimi që kanë marrë nga partnerët tanë ndërkombëtar, por kryesisht nga SHBA-të”, deklaroi gjenerali Gashi.

    Ai bëri të qartë se meqenëse NATO nuk bën vetëm veprime operacionale ushtarake , por i kombinon me veprime politike që vijnë nga selia në Bruksel./RTK

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.