Kreshnik Gashi nga BIRN, në RTV Dukagjini, ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë shkelje n՞ procedura dhe se Blerim Isufaj nuk ka faj.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë gabime në procedura, ka shkelë procedura prej fillimit deri në fund. Blerim Isufaj nuk ka faj në procedura”, ka thënë Gashi.
Gashi nga BIRN ka thënë se Isufaj ka aplikuar në një process, në të cilin nuk kanë mundur të ia gjejnë asnjë të metë gjatë procesit, përpos atyre që kryeministri Kurti i ka thënë në deklarata politike.
Gashi e ka quajtur si të pamatur deklaratën e Osmanit dhe se të njëjtat i kushtojnë shumë vendit.