Gazetari Astrit Gashi, ka deklaruar se nuk ka asgjë të keqe në kërkesën e Qeverisë së Kosovës, për shtimin e trupave të KFOR-it në veri.
Ai tha se KFOR-i i njeh dhe i mbron kufijtë e shtetit të Kosovës.
“Nuk pajtohem që kërkesa e Kosovës për me shtu numrat e KFOR-it është kundër Kosovës, është në përputhje me Kosovën. KFOR-it është ardhë me rezolutën 12-44 por KFOR-i i njeh kufijtë e Kosovës, është garancë e kufijve të Kosovës. Kosova asnjë dëm s’i bën vetes me këtë kërkesë”, tha ai për TV Dukagjini.
Më herët gazetari Lirim Mehmetaj tha se kjo kërkesë e Qeverisë së Kosovës është e njëjtë me presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Sipas tij kjo e dëmton Kosovën në tryezën e dialogut me Serbinë.