Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi kërkon dokumentet e statutit të Asociacionit: Deputetët e pushtetit e kanë parë, ne dhe populli në terr

    31/10/2023 18:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka shkruar në Facebook se Qeveria s’po e respekton obligimin për të raportuar para dhe pas çdo rundi të bisedimeve me Serbinë.

    Gashi shkroi se opozita dhe populli kanë mbetur “në terr”, ndonëse kryeministri Albin Kurti e ka pranuar statutin e propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se ka kërkuar nga krerët e shtetit qasje në dokumente zyrtare për ta parë propozimin për Asociacionin.

    “Terri vazhdon. Edhe kur kryeministri publikisht e pranon statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ne dhe populli jemi ende në terr”, shkroi Gashi.

    “Dikur, bashkë kishim nxjerrë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ku specifikohet qartë se Qeveria duhet të raportoj para dhe pas çdo raundi të bisedimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Qeveria ka vendosur që të mos e respektoj këtë obligim. Qeveria ka vendosur që të na le në terr”, shtoi ai.

    Gashi shkroi se sipas deklarimeve të deputetëve në pushtet, konstatojnë “se ata i kanë parë dokumentet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”. Tha se “vetëm ne si opozitarë dhe populli nuk i kemi parë këto dokumente për këtë temë”.

    “Ndërkaq, më 03.11.2023 (ditën e premte), do të mbahet seanca raportuese e kryeministrit lidhur me pranimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. E, sot, në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, iu kam dërguar krerëve të pushtetit një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, përkatësisht për dokumentet e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin kryeministri tashmë veç e ka pranuar edhe publikisht”, shkroi Gashi.

    “Le të shpresojmë se ky pushtet do ta respektoj të drejtën e deputetëve, dhe më së largu deri të enjten, pra një ditë para seancës raportuese të kryeministrit për këtë temë, të na ofroj dokumentet e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, shtoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    KQZ-ja vjen me njoftim të rëndësishëm për votuesit nga këto katër komuna

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.