Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, i ka ndërlidhur veprimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti me Hashim Thaçin, liderin shpirtëror të PDK-së që ndodhet në paraburgim në Hagë.
Gashi, tha se veprimet e Kurtit po ia rrisin vlerën ish-kryeministrit Thaçi.
“Kur kam thënë se dashamiri më i mirë i Thaçit është Kurti, s’besojshi! Pse? Vetëm veprimet e tijë po i’a rrisin vlerën Thaçit, edhe brenda edhe jashtë”, ka shkruar ai në Facebook.