Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht procesi për kandidimin për Kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së.
Procesi do të zgjas deri me 15 korrik. Menjëherë pas hapjes janë lajmëruar dy persona si pretendent për tu zgjedhur kandidat nga partia
Kryetarit aktual, Ramiz Lladrovici i është lajmëruar edhe një kundërkandidat nga e njëjta parti.
Ish- kryetari i degës së PDK’së në Drenas, Sejdi Hoxha.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka shkarkuar se Drenasi ka nevojë për një kryetar të dëshmuar, me integritet, vizion dhe përvojë në menaxhim e politikë.
Po ashtu ai ka theksuar se situata politike në Drenas është e lënduar.
“Situata politike në Drenas është e lënduar, veçanërisht në proceset zgjedhore lokale, si pasojë e pakënaqësive dhe hatërmbetjeve të grumbulluara ndër vite”, shkruan ai.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të PDK-së të datës 4 qershor 2025, konkretisht në pikat 2 dhe 4, sot është vetëm dita e parë e hapjes së mundësisë për kandidim për Kryetar të Komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, afat do të ketë mjaftueshëm deri më 15 korrik.
Situata politike në Drenas është e lënduar, veçanërisht në proceset zgjedhore lokale, si pasojë e pakënaqësive dhe hatërmbetjeve të grumbulluara ndër vite.
Kjo gjendje kërkon kujdes të veçantë dhe trajtim serioz.
Unë besoj fort se ndryshimi për të mirë është i mundur. Ai mund të ndodhë përmes një qasjeje të re, të bazuar në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim të sinqertë dhe energji pozitive.
Më e rëndësishme se çdo ambicie personale mbetet qytetari i Drenasit dhe rikthimi i normalitetit politik e institucional në komunën tonë.
Në një sistem demokratik si i yni, e në PDK në veçanti, konkurrenca e brendshme është vlerë që i jep forcë garës politike, dhe jo ndasi.
Drenasi si arterie kryesore e PDK-së, ka nevojë për një Kryetar të dëshmuar, me integritet, vizion dhe përvojë në menaxhim, politikë dhe mbi të gjitha në raportin njerëzor me qytetarët.
Drenasi ka nevojë për një Kryetar të pavarur në vendimmarrje, që udhëheq me përgjegjësi dhe vizion të qartë. Vendimet për këtë komunë duhet të merren në Drenas dhe për të mirën e qytetarëve të saj, pa ndikime të jashtme.
Drenasi ka nevojë për dije, përvojë dhe përkushtim të sinqertë.
Sinqerisht,
Prof. Ass. Dr. Sejdi Hoxha