Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    GAP: Komunat nuk po plotësojnë Buxhetimin e Përgjithshëm Gjinor

    18/05/2023 12:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti GAP ka publikuar një raport përmes të cilit ka analizuar procesin dhe ndikimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) tek organizatat buxhetore të nivelit lokal.

    GAP-i bën  të ditur se nga 2017 deri 2023, asnjëherë nuk ka ndodhur që të gjitha komunat të dorëzojnë të plotësuara shtojcat e BPGj. Në shumë raste, edhe kur dorëzohen, shtojcat e BPGj janë me shumë gabime në të dhëna.

    Teksa sipas tyre sa i përket procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2023, 33 komuna kanë ofruar të dhëna për punësimin e grave dhe burrave në sektorin publik komunal; 34 komuna kanë ofruar informata lidhur me shpërndarjen vjetore të buxhetit në paga; 25 komuna kanë ofruar të dhëna për numrin e grave dhe burrave që mund të përfitojnë subvencione; 26 komuna kanë dhënë informata të plota lidhur me shumën e subvencioneve të planifikuara e të ndara sipas gjinisë; 31 komuna kanë plotësuar të dhënat e BPGj sa i përket nivelit të pagës për gratë dhe burrat e punësuar në sektorin publik.

    “Në 33 komunat që kanë plotësuar shtojcën për BPGj, del se janë të punësuara në total 18,739 gra (48.8%) dhe 19,626 burra (51.2%). Prej 34 komunave të cilat kanë plotësuar shtojcën për BPGj, në 22 prej tyre burrat marrin pjesën më të madhe të buxhetit të destinuar për paga. Përkundër asaj që në vitin 2023 parashihet që në total më shumë gra se burra të përfitojnë subvencione nga komunat, sa i përket vlerës së subvencionimit, 14 nga 25 komuna që kanë ofruar informata të plota, parashohin subvencionim në vlera më të larta për burra se për gra” thuhet në raportin e tyre.

    Nëpërmjet këtij raporti Instituti GAP rekomandon që në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2024, MFPT të shtrëngoj kriteret për aprovimin e buxheteve komunale nëse komunat nuk dorëzojnë të plotësuara edhe shtojcën për BPGj. Po ashtu, buxhetimi gjinor duhet të përfshihet edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe të gjitha të dhënat rreth procesit të BPGj duhet të jenë pjesë e Projektbuxhetit që dërgohet në Kuvend të Kosovës për aprovim si dhe pjesë e projektbuxheteve komunale për diskutim në kuvendet e komunave.

    Artikuj të ngjashëm

    GAP: Urdhri i Trumpit prek rreth 18 projekte të USAID-it në Kosovë në vlerë mbi 156 milionë dollarë

    Heqja e vizave, anketa e GAP: 28% prej 1000 të anketuarve duan të largohen në tremujorin e parë

    Salihu nga GAP: Kërkesa për krijimin e policisë së kryeqytetit shkon deri në nivel të injorancës

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.