Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka zbuluar banoren e saj të preferuar në “Big Brother Vip Kosova”.
Musliu në një postim në Facebook deklaroi se finalistja e saj e preferuar është Juliana Nura.
Siç duket, preferencat e Musliut ndërlidhen me prejardhjen e përbashkët me Juliana Nurën, Skenderajn e Drenicës.
Këtë favorizim, Musliu e arsyeton me kauzën e mbështetjes për gratë. Thotë se Nura po maltretohet e ofendohet në emër të spektaklit.
“Sot, para syve të publikut, në emër të një „spektakli“ po maltretohet dhe po ofendohet një grua. Kjo grua i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave të cilët e kanë humbur fare dhe e vetmja gjë që ata shohin janë ato 200. 000 euro. Dhe sikur të mos mjatonin tre burra, produksioni i futi edhe ish banorët, shumica dërmuese e të cilëve u kapën në vallën e sulmeve personale dhe ofendimeve grupore”, shkruan Musliu.
Në vrojtim të shkrimit të Musliut, duket se deputetja në fjalë është ndjekëse aktive e këtij formati, por thotë se në të ardhmen i njëjti duhet të ndalohet, sepse sipas saj, “nuk eksperimentohet me njerëz”.
Postimi i plotë: