Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci gjatë kësaj sezone verore po shihet mjaft aktiv edhe në jetën e natës.
Ai po shfaqet në mbrëmje muzikore, ku po qëndron me artistë të ndryshëm të estradës shqiptare.
Mbrëmë ai ka publikuar një foto nga qyteti i Ferizajt, ku shihen së bashku me reperin e famshëm në trojet shqiptare e ndërkombëtare, Azet-in.
Ai krahas kësaj fotografie ka shkruar “Po më duket se krejt artistat ishin me LDK, ju pershendesim nga Ferizaj bashkë me Azetin”.
/DEMOS/