Gazetari Flamur Gajtani ka folur për rritjen e fundit të pagës minimale që është bërë nga Qeveria e Kosovës, për të cilën ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do hyjë në funksion nga muaji tetor.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se rritja e pagës minimale deri në 350 euro është e paktë për vitin 2024 pasi ka rritje të inflacionit.
“Gjatë tërë mandatit të Qeverisë Kurti e ka karakterizuar një inflacion i lartë, nëse e llogarisim në krejt vitet e qeverisjes ka rritur rreth 60 për qind. Sigurisht që një pagë minimale do të ishte ndryshe në vitin 2020 dhe ndryshe në vitin 2021 të bëhej 264 euro apo 350 euro, dhe ndryshe është sot në vitin 2024 sepse inflacioni e ka bërë të veten”.
“Meqenëse, inflacioni e ka bërë të vetën për ta mbuluar këtë mungesë të parave qytetarët janë detyruar të marrin kredi, me që rast kemi rritje të vazhdueshme të kredive”, ka thënë Gajtani.