Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gabim i përkthyeses? Kjo është deklarata e plotë e Macron lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

    17/10/2023 14:45
    French President Emmanuel Macron waits for the arrival of a guest at the Elysee Palace in Paris, France, October 12, 2023. REUTERS/Sarah Meyssonnier
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Duket se një gabim i përkthyeses në Tiranë, ka shkaktuar tronditje në skenën politike në Kosovë.

    Kjo pasi përkthyesja e ka përcjellur deklaratën e Macron si pezullim i liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Megjithatë, Radio Evropa e Lirë në përkthimin e saj e ka sqaruar se Macron nuk ka folur për pezullim. Por, për mbajtje të fjalës së dhënë.

    “Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron sipas artikullit të REL.

    Kurse, përkthyesja në Shqipëri dha komplet qasje tjetër.

    Sipas citatit të publikuar, thuhet se Macron ka deklaruar që vizat për Kosovën janë pezulluar nga ana e Francës, pasi Kosovës iu besuan për çështjen e vizave, por “fjala nuk është mbajtur”.

    “Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën.” – citohet se ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

    Veç kësaj, Rama ka deklaruar që “i rrëqethet mishi kur mendon që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave”.

    “Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojme të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vetë, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të.” – u shpreh ai.

    Ai ka thënë se ky ribashkim nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.

    “Unë jam i bindur se epoka që po hapet dhe ju keni rol të rëndësishëm, është ribashkimi i Evropës tonë, që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon, tensione që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çoi t`i zgjedhin të gjitha mos marrëveshjet që na shqetësojnë. Por këtu ka një rrugë, ka një vullnet, kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman, me të cilin do të vazhdojmë”, ka thënë Macron.

    Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes

    Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun me Serbinë.

    Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë konstrkutive në procesin e dialogut.

    “Unë dua të sjell këtu u pautorizuar, një fjalë të thënë nga kryeministri i Holandëz. ‘Mos harroni që një kompromos më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk duhet të humbasësh’. Dhe nëse bëjmë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo Kosovë është me një kosto shumë më të lartë se sa llogaria e atyre që duan të fitojnë duke i marrë këto që i kemi si të mirëqena. Unë mund të them që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë. Sot flamuri shqiptar është krah për krah, sot gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendimet merren me dy gjuhë”, ka thënë Rama.

    Sipas tij, Kosova është futur në kurthin që ia ka bërë vetes.

    “Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë. Por, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë planin franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës”, është shprehur Rama.

    Kryeministri shqiptar përsëri ka folur për mesazhin e ish-presidentit amerikan për kosovarët.

    “Unë dua të përsëris që presidenti Klinton kur ishte këtu në verë, më thuaji miqve në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, që kjo sot nuk kishte ndodhur. Tha në verë, ‘shiko ku është Palestina’. Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Por unë them sot që është një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga një grup pengmarrësish. Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ja lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun”, ka thënë Rama, duke shtuar se Kosova ka në krah të gjithë ata që e çliruan dhe e njohën si shtet.

    Artikuj të ngjashëm

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    “I dashur Aleksander, miq serbë” Macron me një shënim në “X” pas kthimit në Paris nga Beogradi

    Macron nga aeroporti i Beogradit: Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë dhe unë personalisht

    Të Fundit

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

    Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Përmbytje shkatërrimtare në Teksas, shkon në 80 numri i viktimave

    Deputetët sot tentojnë për të 43-tën herë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Edhe sot temperatura të larta, maksimalja deri në 36°C

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.