Një rast i tmerrshëm po dyshohet të ketë ndodhur në Spitalin e Pejës, atje ku një foshnje e vdekur, e mbështjellur me çarçafë, nga pakujdesia është futur lavatriçe.
Lidhur me rastin, kanë folur edhe nga Prokuroria e Pejës.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Inspektorati i Shëndetësisë kanë ndërmarrë disa veprime.
Këto dy institucione tanimë kanë dalë në vendin e ngjarjes, siç bëri të ditur Nikçi.
“Ne si prokurori jemi në fazën hetimore dhe për shkak se është rast i ndjeshëm, s’mund të jap më shume informata”- tha ai.
Ai gjithashtu bëri të ditur se ka pasur takim edhe mes prindit të foshnjës dhe prokurores së rastit.