Al Nassr ka fituar derbin e javës në ligën e Arabisë Saudite.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli, arriti të mposht në udhëtim Al Ahlin, me rezultat 2-3.
Por ajo çfarë është interesante, Cristiano Ronaldo nuk ishte vendimtar në këtë ndeshje, ashtu siç jemi mësuar ta shohim.
Njeriu vendimtar në këto dy ndeshjet e fundit për Al Nassr ishte transferi i ri, Jhon Duran.
Sulmuesi kolumbian i cili u transferua nga Aston Villa ditë më parë për 80 milionë euro, ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit.
Duaran shënoi dy gola në ndeshjen e sotme ndaj Al Ahlit dhe dy të tjera ndaj Al Fehia, në ndeshjen e cila u zhvillua vikendin e kaluar.