Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Futbollist dhe miliarder, kush është bosi në Londër që i ka rrëmbyer zemrën Taynës?

    11/07/2022 10:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka kohë që përflitet për të dashurin e Tayna por këngëtarja ka qënë mjaft e rezervuar për jetën e saj private.

    Së fundmi raportohet se ajo është në një lidhje dashurie me futbollistin Giovanni Santoro, madje kanë qarkulluar foto ku ndodhen së bashku në Itali.

    Por Giovanni njihet në Londër pasi në kohën kur ai ishte në lidhje dashurie me një të dashur ruse ishte bërë problem për fqinjët e tij. “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse.

    “Njëfutbollis italian dhe e dashura e tij magjepsëse që qarkullojnë me një ‘Bentley’ të artë kanë zemëruar fqinjët e tyre në ‘Notting Hill’ me planet për një njësi të ajrit të kondicionuar ‘të përmasave industriale’. Giovanni Santoro, Galina Genis, kanë krijuar një reputacion në lagjen elitare si të ashtuquajturit ‘fëmijë të pasur të Londrës’. Ata hanë në restorante gustatore, blejnë në butikë të sht renjtë dhe pushojnë në resortet më në modë. Por planet e fundit të çiftit me jetë luksoze për shtëpinë e tyre prej 5 milionë paund kanë shkaktuar zemërim te vendasit, pasi ata zbuluan propozimet për të instaluar kondicionerë të mëdhenj në çatinë e pronës katërkatëshe viktoriane.

    Një tjetër vendase, Helene Cassaigne, shtoi: “Për momentin, nëse njerëzit flasin në tarracë dhe nëse jam në kuzhinë, dritarja është e mbyllur, unë mund të dëgjoj të gjithë bisedën”. “Kështu që me siguri do të dëgjoj zhurmën që vjen nga pajisjet e ajrit të kondicionuar… Unë nuk jam në favor të këtij projekti të ri”.

    Oficerët e pushtetit vendor kanë rekomanduar tani që njësitë e ajrit të kondicionuar të jepen dritën e gjelbër, në varësi të kushteve të vendosura për zhurmë. Zonja Genis tha për “Evening Standard” të Londrës: “Nuk dua të përfshihem në asgjë që e përkeqëson situatën ose konfliktin me fqinjët. Unë dua të qëndroj jashtë saj”. Çifti tashmë ka instaluar një dhomë kinemaje dhe sauna në bodrum, ndërtimin e së cilës fqinjët e përshkruan si ‘gërmim deri në Australi’.

    Martin Edge, apartamenti i të cilit ka pamje nga prona, tha se pajisjet ishin më të përshtatshme për ‘një njësi tregtare ose në një zonë industriale’. Në kundërshtimin e tij ndaj këshillit, ai shkroi: ‘Nuk mund të mendoj se si dikush që dëshiron paqen dhe qetësinë në shtëpinë e tij, do të lejonte ajrin e jashtëm kaq afër. E kundërshtoj sa më fort aplikimin”, thuhet në shkrimin e “Daily Mail”, duke vënë në dukje jetën e luksit të djaloshit italian. Tashmë që lidhja e tij me rusen ka përfunduar, ai ka gjetur sërish dashurinë në krahët e reperes së njohur

    Artikuj të ngjashëm

    Tayna i dhuron një laborator Universitetit të Prishtinës

    “Parja i prishë njerëzit”, Tayna habitë me fjalët rreth parave

    Tayna hyn të hënën në Big Brother

    Të Fundit

    Po vijnë disa ditë të freskëta, moti për javën e ardhshme

    Policia shqiptare asgjëson mbi 40 mijë bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

    Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, Policia jep detajet e fundit

    Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari në një lokal në Prizren

    Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.