KRU-Mitrovica ka njoftuar se furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet, raporton GazetaDemos.
Sipas “KRU-Mitrovica”, janë anuluar kufizimet e ujit që janë vendosur më parë teksa është kërkuar që uji mos të përdoret për pije.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
VINI RE:
UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.