Ka përfunduar ndeshja në mes të Spanjës dhe Kosta Rikës, e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Epilogu i ndeshjes ishte 7-0.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Olmo, Asensio, Ferran Torres (x2), Gavi, Soler dhe Morata.
Kosta Rika u duk e pafuqishme për të bërë ndonjë gjë ndaj këtij “pushtimi”.
Skuadra e Luis Enriques, tash për tash, është në vendin e parë, me golaverazh dukshëm më të mirë sesa Japonia.