sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave

    09/07/2021 18:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave, me mundësi edhe për rrebeshe me bubullima. Javën e ardhshme sërish rikthehet i nxehti afrikan me kthjellime e temperatura maksimale deri në 35C.

    Sipas Prishtina Waeather pas motit shumë të nxehtë në këto ditët e fundit, në fundjavë pritet të mbajë mot jostabil, ku pritet rënie e lehtë e temperaturave, si dhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, të cilat lokalisht mund të jenë mjaft intensive me sasi të reshjeve, e me mundësi edhe për breshër.

    Nga fillimi i javës së ardhshme sërish rikthehet i nxehti afrikan.  Ditën e hënë do të ketë më shumë intervale me diell, e përreth viseve malore mbeten mundësi për rrebeshe me bubullima.  E nga dita e martë do të mbajë mot shumë i nxehtë e kryesisht me diell.

    Cilësia e ajrit edhe ditëve të fundjavës kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.

    Indeksi i rrezeve UV edhe ditëve të fundjavës kryesisht do të jetë në vlera shumë të larta, e që përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

    10.07 – Mbetet nxehtë, paradite intervale me diell.  Ditën kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër nëpër lokalitete.

    11.07 – Paradite me intervale me diell.  Ditën kryesisht me vransira, e ku priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Lokalisht rrebeshet mund të jenë intenzive, me mundësi edhe për breshër.

    12.07 – Nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe me bubullima.

    13.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

    14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

    Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet në ditët e fundjavës zbresin deri në 30C, e javën e ardhshme deri ditën e mërkurë rriten deri në 35C.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s, e në fillim të javës së ardhshme kryesisht nga jugu e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.

    Shtypja atmosferike mbetet përreth vlerave normale ditëve në vijim, e nga dita e martë me tendencë të rënies.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Kamberi thotë se Lugina e Preshevës është në agjendën e Kurtit për përfshirje në dialog

    Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet

    Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë million euro për dëmet

    Të Fundit

    Kamberi thotë se Lugina e Preshevës është në agjendën e Kurtit për përfshirje në dialog

    Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet

    Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë million euro për dëmet

    Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Dan Gashi

    Vërshimet i lënë nxënësit jashtë klasës së tyre në Skenderaj

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.