Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    ​FSK përfundon me sukses stërvitjen e përbashkët ushtarake me amerikanët në Gjermani

    21/09/2022 22:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kontingjenti i FSK-së, së bashku me 4400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022” në Gjermani.

    Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se stërvitja kishte për synim vlerësimin e gatishmërisë së njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore “Sky Soldiers”, për të ekzekutuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse.

    Komanda e 7-të e Stërvitjes së Ushtrisë Amerikane dhe qendra e saj e trajnimit luftarak, Qendra e Përbashkët Shumëkombëshe e Gatishmërisë, janë të pozicionuara në mënyrë unike në Evropë për të pritur në mënyrë rutinore këto lloje të stërvitjeve shumëkombëshe gjatë gjithë vitit, për të ndërtuar gatishmërinë e ushtrive dhe kombeve partnere, ka shkruar Mehaj në Facebook.

    Stërvitja “Saber Junction’2022” promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, forcon aftësitë e partnerëve, mundëson SHBA-së të vendosë pajisjet më moderne për të gjitha misionet dhe ndërton ndërveprim dhe bashkëpunim midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, ka përfunduar Mehaj.

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.