Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.
Në pamjet e publikuara nga KlanKosova shihen ekipet e FSK-së që kanë zbarkuar në veri në ndihmë ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.
Ky është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit.