BallinaLajme

FSK e konfirmon se një prej ushtarëve që shkoi për trajnim në ShBA e braktisi ushtrinë për të qëndruar atje, nis procedura ligjore ndaj tij

Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se një prej ushtarëve që ka shërbyer në Kazermën e Gjilanit, e që kishte shkuar për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka braktisur ushtrinë për të qëndruar tek të afërmit e tij atje.

Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i FSK’së Vëllazërim Qerimi, ka deklaruar se i njëjti është larguar pa marrë leje nga autoritetet. Ai ka bërë me dije se ndaj tij tashmë kanë nisur procedurat ligjore.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju njofton që pjesëtari në fjalë është larguar pa marrë leje nga autoritetet kompetente gjatë një trajnimi në SHBA. Gjithashtu ju njoftojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka inicuar procedurat ligjore për pjesëtarin në fjalë konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Qerimit.


Ky pjesëtar ishte në mesin e 152 ushtarvëve që kishin shkuar për trajnim në ShBA në maj të këtij viti, për t’u bërë pjesë e në një nga trajnimet më të të avancuara ushtarake në botë “Joint Readiness Training Center (JRTC)”.

Qerimi nuk është përgjigjur nëse ka pasur raste tjera të tilla.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button