Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se ndeshja Kastrioti-Bylisi, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiores, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.
FSHF po ashtu ka bërë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes, duke shtuar se presin që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.
Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.