Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    FShF: E pavërtetë që shqiptarët e Kosovës janë përjashtuar nga ndeshja Shqipëri-Serbi

    13/05/2025 17:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Federata Shqiptare e Futbollit e ka mohuar se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri-Serbi.

    “Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet më 7 qershor në stadiumin ‘Arena Kombëtare’”, thotë FShF-ja në njoftimin në Facebook.

    “Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë dhe abuziv. FSHF i ka dërguar një komunikim zyrtar medias në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje formale”.

    “Sqarojmë se procesi i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi do të kryhet përmes një sistemi transparent dhe të hapur për të gjithë tifozët, pa asnjë diskriminim apo përjashtim”.

    “Aplikimi për bileta do të nisë më 15 maj, përmes një formulari elektronik që do të publikohet në faqen zyrtare të FSHF-së. Afati i aplikimit do të zgjasë dy javë dhe në fund të muajit maj do të zhvillohet një short kompjuterik, për të përzgjedhur tifozët që do të kenë të drejtën të blejnë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email”.

    Artikuj të ngjashëm

    FSHF me njoftim, ndeshja ndaj Serbisë me numër të kufizuar të tifozëve

    Shqipëria paraqitet me fanella të zeza sonte kundër Anglisë

    Sot sfida me Anglinë, Duka: Shqipëria ka mundësinë të arrijë diçka historike

    Të Fundit

    Trump komenton incidentin e Macronit me gruan e tij, i ‘jep këshilla’ presidentit francez: Sigurohu që dera të jetë e mbyllur

    Deputeti Kraki thotë se është specialist i old timer-ave, jep “një informatë që pak kush e di”: Vetura ime s’ka rrip sigurie

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë

    Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.