LajmeZgjedhjet 2025

Fshatrat e Gjakovës përkrahin fuqishëm Pal Lekajn

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Pal Lekaj, ka zhvilluar sonte takime me banorët e fshatrave Fshaj, Ujzë, Mejë, Duzhnjë, Korenicë, Nec, Ramoc, Cufadol dhe Cërmjan, ku është pritur me mikpritje dhe përkrahje të madhe.

Gjatë këtyre takimeve, Lekaj theksoi se bindja e qytetarëve për ndryshim është e qartë dhe se pas 28 dhjetorit, Kosova do të udhëhiqet nga Aleanca.

Sipas tij, përkrahja për AAK-në po dëshmohet fuqishëm në secilin takim me qytetarët.

I plotë:

Sonte me kënaqësi takuam shumë banorë në fshatrat Fshaj, Ujzë, Mejë, Duznjë, Korenicë, Nec, Ramoc, Cufadol e Cermjan, që na pritën me bindjen se pas 28 dhjetorit do ta udhëheqim Kosovën.

Përkrahja për Aleancën është më e fuqishme se kurrë dhe kjo po dëshmohet në secilin takim.

Aleanca është krah teje! Krah numrit 129!

#AAK129 #RamushHaradinaj1 #PalLekaj7

Artikuj të ngjashëm

Back to top button