Fshati Gjylekar bëhet “mollë sherri” mes Komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Bujqësisë

Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Vitisë ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe ZHvillimit Rajonal implementimin e projektit të ujitjes për fshatin Gjylekar.

Sipas tyre nga kjo ministry nuk po ofrojnë bashkëpunim institucional që të realizohen projektet madhore që janë paraparë dhe janë nënshkruar në mes të komunës dhe ministrisë.

Një nga ato projekte është edhe ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në fshatin Gjylekar të Vitisë, fshat ky i cili është vizituar këtë fundjavë edhe nga zv.ministri i Bujqësisë, Demelezi.

Kjo marrëveshje e mirëkuptimit dhe bashkëfinancimit,  ishte nënshkruar nga kryetari i Komunës Sokol Haliti dhe Ministri i atëhershëm i MBZHR-së, Besian Mustafa  me datën: 12.02.2021 dhe ka pasur për qëllim realizimin e projektit të ujitjes në fshatin Gjylekar të Vitisë. 

Nga kjo drejtori kanë ftuar MBZHR-në që në vend të fushatës elektorale parazgjedhore të punojnë në interes të fermerëve.

Reagimi i plotë:

Reklama