Në “Al Bayt Stadium” ka filluar tashmë ballafaqimi ndërmjet Francës dhe Marokut, dueli i dytë gjysmëfinal i Kupës së Botës në futboll që po zhvillohet në “Katar.
Franca është në kërkim që ta mbrojë këtë trofe, ndërsa nga ana tjetër Maroku që tashmë ka befasuar gjithë botën pasi ka arritur nderi në këtë fazë synon ta bëjë edhe një hap të madh për të prekur finalen e madhe duke shkruar kështu histori të papërsëritshme.
Fituesi i këtij dueli në finalen e madhe të botërorit do të ballafaqohet me Argjentinën e cila e eliminoi të martën Kroacinë.