Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    FOTO/ Ndoshta nuk i keni parë kurrë, por këto janë disajnet tjera që u menduan për emblemën e UÇK-së

    15/06/2022 21:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    U shënua 23 vjetori i çlirimi të Kosovës nga okupatori serb, ditë kjo për të cilën u vlerësua nga ata që e përjetuan si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, shkruan GazetaDemos.

    ‘Dita që mund të niste Luftën e Tretë Botërore’

    Kjo ditë e madhe për shqiptarët anë e mbanë botës e sidomos për ata që jetonin në Kosovë u njoh edhe me titullin e lartë-përmendur.

    Hyrja e shpëtimtarëve të shqiptarëve-ushtarëve të NATO-s i hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe atdheun e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të cilët u detyruan të shpërndaheshin si refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

    Kontributit të jashtëzakonshëm që e dhanë vendet e ndryshme të botës me fuqit e tyre ushtarake e ajrore, e kontributit të ushtarëve tanë që me gjak e paguan lirinë tonë, i shtohet edhe kontributi i njerzëve tjerë që parreshtur lanë shenjë të mirë në historinë e Kosovës.

    Njëri ndër ta është edhe Adnan Asllani, disenjuesi i emblemës së UÇK-së. Ai në emisionin n’Demos përveç se tregoi se nga i erdhi idea dhe kush e ndihmoi në krijimin e kësaj embleme historike, ka folur edhe se çfarë do të përmbante emblema e Ushtrisë sonë Çlirimtare dhe si u vendos që versioni të cilin e njohim tanimë të jetë përfundimtari në mesin e shumë opsioneve tjera.

    “Kanë qenë tri elemente të domosdoshme të cilat është dashur të përfshihen. Këto i ka pasur parasysh edhe vetë kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Emblema duhet të ishte me shqiponjë, duhet ta kishte shqiponjën e zezë, te jetë në sfondin e kuq që të përfaqesonte flamurin tonë, duhet t’i ketë të shkruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës ose shkurtesat UÇK, dhe të gjitha këto gjatë bisedave kanë marrë edhe formën të cilen e njohin të gjithë sot”, ishin këto elementet e domosdoshme të cilat emblema e ushtrisë duhet t’i kishte”, tregoi ai në emisionin n’Demos.

    Rrëfimi i tij vazhdon duke treguar për njerzit dhe ndihmën që ai mori gjatë këtyre momenteve historike kur po themelohej emblema të cilën do ta njoh përherë historia.


    “Edhe kryesia ka hulumtuar jashtëzakonisht shumë, siç e kanë dëshmuar edhe Xhavit Haliti e Ali Ahmeti. Ata kanë pyetur edhe për dizajner në Shqipëri. Çka ka qenë shumë e rëndësishme, siç duket ka qenë edhe me sugjerimin e disajnerëve në Shqipëri, që të bëjmë diçka vetë. Gafurri thoshte që edhe dy vija sikur t’i nxjerrni ju vetë, janë më të rëndëshishme se sa ndonjë disajner të disajnoj diçka abstrakte. Ne me thjeshtësin tonë… unë e kam zotëruar jashëzakonisht mirë dhe e kam njohur disajnin grafik, jo që kam kryer ndonjë shkollë për të, por më është dashur ta mësoj nga puna”, tregoi kështu Asllani.

    Ndërsa, në vazhdim janë disa nga disanjet të cilat ishim punuar për variante të emblemës.


    VARIANT

    “Ky është një variant më i thjesht, janë shkronjat e arta me të cilat është shkruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në sfond është ngjyra e zezë në mënyrë që të dalloheshin shkronjat, sepse në të kuqen nuk dalloheshin dhe shkriheshin me fushën e kuqe të shqiponjës, në mes është flamuri kombëtar, por nuk është ajo qe të ka bërë me të rrah zemra më së miri…”, u shpreh ai për këtë variant.

    VARIANTI TJETËR

    “Kjo është bërë vetëm si një variant shtesë i asaj përfundimtarës, por nuk ka qenë askush i kënaqur, as unë natyrisht, sepse UÇK poshtë nuk i shkon”, tha ai.

    VARIANTI TJETËR

    “Për këtë ka vendosur kryesia e Lëvisjes. Kjo që është e dalur ku janë tri shkronjat përkon me cepin e krahut të shqiponjës. Atje pikërisht puqen ato vijat ku fillon ajo dhe shkronjat e mëdha, të them të drejtën tek ajo Ç-ja kam pasur pak vështirësi sepse fontin që e kam përdorur aty, ai bishti i Ç-së ishte paksa i madh dhe unë atëherë kam menduar që atë bishtin të ia lë vetëm sa për t’u dukur që ishte Ç, por doja që shkronjat të marrin më shumë hapsirë dhe të dallohen edhe pak më larg”, tha ai.

    Ashtu siç tregoi edhe vetë Asllani, së bashku me ndihmën e kryesisë së Lëvizjes Popullore vendosën që emblema e UÇK-së të jetë ajo që është sot.

    Futja e e mblemave të UÇK-së

    Një hap tejet i madh në historinë e asja kohe ishte edhe futja e emblemave të UÇK-së. Disenjuesi i saj, Adnan Asllani tregon një rast kur në një televizion serb e kishte parë se janë kapur një grumbull emblemash në kufij.


    “Futja e emblemave të UÇK-së është konsideru me të njejtën shkallë të sakrificës sikur edhe futja e armatimit këtu në Kosovë. Për herë të parë këtë futjen e emblemave të UÇK-së e kam parë në një televizion, fatkeqësisht televizioni serb e ka dhënë një reportazh ku kishte nxënë një pjesë të armatimit në kufij dhe një grumbull me emblema të UÇK-së dhe ndër to edhe disa leternjoftime të disa njerëzve. Njërin nga ta e njoha edhe personalisht… ishte Rabit Aliu, nga komuna ime, Presheva. Unë u shqetësova jashtëzakonisht shumë edhe për emblemat që paskan rënë në dorë të serbëve, por sidomos për shokun tim të mirë Rabit Aliun, i cili para disa kohe ka ndrruar jetë. Rabit Aliu së bashku me Fehmi Lladrovcin kanë luftuar së bashku deri në fund të luftës në Drenicë”, tregoi ai.

    Gjithashtu, Asllani thotë se sipas një rrëfimi të Bedri Islamit, i cili e citon Besarta Jasharin, thotë se Adem Jashari ka pasur në krah edhe emblemën e UÇK-së.


    “Sipas një rrëfimi të Bedri Islamit , i cili e citon Besarta Jasharin, ku ajo thotë se Adem Jashari ka pasur në krah edhe emblemën e UÇK-së, a ka qenë kjo emblema apo një emblemë me një shqiponjë, nuk mund ta përcaktoj unë sepse nuk mund të them diçka që mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi pas rënjës së Adem Jasharit Kosova është mbushur më këto emblema. Këtë e ka angazhuar kryesia e Lëvizjes, bartjen e saj e kanë bartë edhe në Shqipëri, masandej bashkë më armatimin, dhe në fund Kosova është mbushur me këtë emblemë po aq sa ka pasur edhe shqiptarë”, tha ai. /GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.