Foto/ Ky është Xhuljan Bullari i ekzekutuar sot me 3 plumba në Babicë të Vlorës, u thërrit nga një i njohur dhe u vra

Televizioni Ora News ka bërë publik foton e 25 vjeçarit që u gjet i vrarë në makinë mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës.

Në foto Xhuljano Bullari është kur ka qenë në moshë 18-20 vjeç.

Ende janë të paqarta shkaqet që kanë çuar në vrasjen e Bullarit. Aq sa të paqarta janë edhe arsyet se pse Bullari ka udhëtuar nga zona e Peqinit në drejtim të Vlorës, pikërisht në fshatin Babicë, ku u gjend i vrarë pikërisht në vendin e quajtur “Qafa e Topit”.

Kush eshte Xhuljano

Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.

Kush e thirri Xhuljanon?

Ndërsa prania e tij në Babicë deri në këto momente justifikohet nga policia lokale, se dikush i njohur i tij mund ta ketë thirrur Xhuljano Bullarin.

Si u identifikua viktima

Bullari kohët e fundit qëndronte në zonën e Babrrusë në Tiranë. Policia ka mundur të identifikojë viktimën mesditën e sotme, vetëm falë zbulimit të pronësisë së automjetit Tip Fiat Punto, që i përket një gruaje në Tiranë.

Pikërisht në këtë automjet në orët e para të mëngjesit, u gjend i pajetë Xhuljano Bullari, teksa ishte qëlluar plot 4 herë me pistoletë, por vetëm 3 plumba e kanë prekur në trup.

Një plumb, ka dëmtuar dhe xhamin e parë të makinës. Ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve, policia e Vlorës beson se viktima është qëlluar nga një person i njohur, i cili ka qënë brenda makinës.

Reklama