Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    FOTO/ Ky është shqiptari i cili drogonte fëmijët që të ishin të qetë, u arrestua për trafikim me qenie njerëzore

    30/07/2022 16:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një shqiptar është dënuar me 8 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Luan Braha, pronar i një prej lavazheve me emrin ‘Bosi’ në Britaninë e Madhe tentoi të trafikojë emigrantë shqiptarë nga Belgjika për në vendin ishullor, duke përfshirë mes tyre edhe fëmijë të cilët i drogonte në mënyrë që të ishin të qetë përgjatë udhëtimit.

    38-vjeçari, nga Maqedonia e Veriut, donte të sillte deri në 200 emigrantë në vend pasi i ngjeshte në pjesën e pasme të kamionëve dhe i çonte në Britaninë e Madhe. Emigrantët do të paguanin më shumë se 5000 £ për udhëtimin.

    I dënuari madje diskutoi me kriminelët e tjerë se si emigratët- përfshirë fëmijët – mund të drogoheshin për t’u siguruar që ata të qëndronin të qetë gjatë udhëtimit nga Belgjika.

    Por planet e tij u ekspozuan pasi u kuptua se ai ishte organizatori pas komplotit.

    Braha u arrestua në lavazhin e tij edhe pse ai kundërshtoi planet për të trafikuar emigrantë.

    Sipas dosjes së prokurorisë angleze, Braha përdori lavazhin e tij për të krijuar njohje me elementë kriminalë në mënyrë që të ekzekutonte planin e tij për trafikimin e emigrantëve. Policia i vendosi përgjues duke zbardhur bisedat e Brahas për trafikimin e emigrantëve.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtohet përdorimi i drogës nga të rinjtë në Ballkan, studimi i fundit sjell detaje edhe për Kosovën

    Operacioni i Antidrogës në Prishtinë kapen 11 kilogramë Marihuanë

    Kishin konflikte për vendin e parkimit, shqiptari vritet nga fqinji në Belgjikë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.