Kadet Ahmeti vjen nga qyteti i Mitrovicës, dhe studion në RIT-Kosovo, në drejtimet “Studimet e Paqes dhe Konfliktit” dhe “Menaxhment dhe Ndërmarrësi”.
Ai është zgjedhur kadeti i dalluar i Klasës 2024, në bazë të performancës më të lartë të përgjithshme në katër programet e studimit të QSU-së për vitin akademik 2021-22.
Për mënyrën se si i ka arritur këto rezultate, Kadet Ahmeti është shprehur: “Vendosja e qëllimeve dhe puna e palodhshme në drejtim të arritjes së tyre janë çelësi për të arritur rezultate të mira. Natyrisht se kur jeni në një mjedis ku mbizotëron disiplina dhe puna, e ku jeni të rrethuar me njerëz të motivuar e me qëllime të qarta, arritja e rezultateve bëhet edhe më e lehtë., përcjell Jepi zë.
Ndërsa për motivin e tij, kadet Ahmeti tha se: “Të qenurit pjesë e QSU-së është mënyra më e mirë për të bërë hapat e parë në përgaditjen për shërbim ndaj atdheut. Këtë e ka dëshmuar QSU-ja me udhëheqësit që ka ndërtuar ndër vite.
Si Rreshter i Parë i kadetëve do ta kryej detyrën me përkushtim dhe përgjegjshmëri duke gërshetuar njohuritë e fituara dhe përvojën e këtyre dy viteve”, transmeton Jepi zë.
Nga Kadet Ahmeti pritet fuqizimi i punës së kadetëve nënoficerë dhe disiplinës së kadetëve! #forcaesigurisësëkosovës.